Me politikën e saj kontroverse që do të hyjë në fuqi këtë fundjavë, WhatsApp tha se nuk do të fshijë as çaktivizojë llogaritë e individëve që nuk duan të ndajnë informacionet e tyre me Facebook.
“Askujt nuk do ti fshihet llogari në WhatsApp e as të humbasë funksionalitetin e tij më 15 Maj për shkak të këtij përditësimi,” tha kompania. Përkundrazi WhatsApp planifikojnë të reduktojë funksionalitetin në mënyrë progresive derisa përdoruesit të konfirmojnë dhe pranojnë politikën e re të privatësisë.
Përdoruesit kanë shansin të vazhdojnë përdorimin e WhatsApp për disa javë por do të njoftohen vazhdimisht për politikën e re të privatësisë.
Reduktimi i funksionaliteteve të aplikacionit është humbja e aksesit në listën e bisedave. E vetmja mënyrë sesi aplikacioni do ju lejojë të komunikoni është nëse dikush ju kontakton juve i pari dhe ju klikoni njoftimin e ardhur nga WhatsApp.
Pas disa javësh WhatsApp do të ndalojë dërgimin e njoftimeve dhe thirrjeve plotësisht. Kur të keni hyrë në fazën e dytë, opsionet janë të limituara nëse nuk pranoni politikën e re. Megjithatë mund të eksportoni historikun e bisedave ose të shkarkoni një raport të llogarisë.
Mundet edhe ta fshini edhe pse WhatsApp do ju paralajmërojë se një veprim i tillë është i pakthyeshëm. Shërbimi ka një politikë që thotë se fshin automatikisht llogaritë pas 120 ditësh mungesë aktiviteti. /PCWorld Albanian