UBT News

Çfarë dihet rreth pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi?

Mbi 200 persona raportohet se po mbahen peng nga Hamasi dhe grupet e armatosura palestineze në Gaza pas sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit. Më 7 tetor, Hamasi nisi sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit.

Hamasi tha se sulmet, si pasojë e të cilave kanë vdekur mbi 1 mijë e 400 izraelitë, synojnë t’u japin fund “shkeljeve izraelite” në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, dhe të sigurojnë lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Që nga atëherë, Izraeli po vazhdon ta godasë Gazën me sulme të vazhdueshme ajrore, duke lënë të vdekur 5 mijë e 800 persona, në mesin e tyre 2 mijë e 360 fëmijë.

Sipas të dhënave të fundit që u publikuan nga ushtria e Izraelit të hënën, 222 persona po mbahen peng, në mesin e tyre edhe personel ushtarak. Hamasi tha se mbi 20 pengje u vranë si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit.

“Të vrarët dhe të zhdukurit janë nga mbi 30 vende, madje edhe nga Britania e Madhe”, konfirmoi kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Hamasi ka thënë se do të lirojë disa pengje pa kushte, por Izraeli e refuzoi ofertën. Tel Aviv e ka mohuar këtë pretendim.

Mediat izraelite kanë raportuar se Hamasi mund të jetë në prag të lirimit të më shumë se 50 pengjeve derisa po zhvillohen bisedime të avancuara me Izraelin./UBTNews/

Exit mobile version