UBT News

Çfarë dihet rreth akuzave të Izraelit ndaj punëtorëve të UNRWA-s?

Agjencia kryesore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), UNRWA, po përballet me situatë të vështirë pasi Izraeli akuzoi disa prej anëtarëve të saj për përfshirje në sulmet terroriste të Hamasit që nisën më 7 tetor.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, përjashtoi disa punëtorë pas këtyre dyshimeve, të cilat nuk u bënë publikisht.

Pas akuzave të Izraelit, donatori kryesor i UNRWA, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një numër shtetesh pezulluan fondet ndaj kësaj organizate, e cila punëson 13 mijë punëtorë në Gaza.

UNRWA u formua nga OKB pas luftës mes Arabisë dhe Izraelit në vitin 1948, për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët e zhvendosur.

Kjo organizatë cilëson refugjatët palestinezë si “banorë të cilët jetonin në Palestinë gjatë periudhës mes 1 qershorit të vitit 196 dhe 15 majit të vitit 1948, dhe të cilët humbën shtëpinë dhe vendin e tyre të lindjes si rezultat i luftës së vitit 1948”.

Detajet nuk dihen. As Izraeli dhe as UNRWA nuk kanë dhënë detaje mbi akuzat për përfshirjen e punonjësve të UNRWA-së në ngjarjet e 7 tetorit.

Një zyrtar izraelit i tha CNN-it të premten se Izraeli dha informacione rreth 12 punonjësve që dyshohet se janë përfshirë në sulmet e 7 tetorit.

Kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, gjeneralmajor Aharon Haliva, u takua me zyrtarë të lartë amerikanë të premten dhe u dha atyre “emra specifikë dhe me cilat organizata janë të lidhura, qoftë Hamas apo PIJ (Xhihadi Islamik Palestinez) apo të tjera, dhe çfarë pikërisht ata bënë më 7 tetor”, tha zyrtari izraelit.

Zyrtarët izraelitë thonë se disa nga sulmuesit që u vranë ose u arrestuan më 7 tetor kishin dokumente identifikimi të UNRWA-s.

The New York Times raportoi të dielën se Izraeli i kaloi një dosje qeverisë amerikane e cila përfshin akuza specifike dhe ende të paverifikuara kundër 12 punonjësve të UNWRA./UBTNews/

Exit mobile version