UBT News

Çfarë dihet për virusin Marburg?

Shteti i Afrikës Perëndimore, Guinea Ekuatoriale shënoi shpërthimin e sëmundjes së virusit Marburg në mes të muajit shkurtit. Deri më tani janë konfirmuar të paktën nëntë raste, shtatë prej të cilave rezultuan me vdekje, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Autoritetet në Tanzani, në Afrikën Lindore, kanë konfirmuar rastin e parë me këtë virus. Zyrtarët shëndetësorë janë duke hetuar gjithsej tetë raste, pesë prej të cilëve kanë vdekur dhe kanë identifikuar gjithsej 161 kontakte që janë nën monitorim.

Nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, një virus mund të përhapet nga një vend në tjetrin dhe të kalojë nga kontinenti në kontinent përmes transmetimit njerëzor.

Dy shpërthimet e Marburgut në Afrikën Perëndimore dhe Lindore duhet të monitorohen nga afër. Punonjësit e kujdesit shëndetësor në këto rajone duhet të jenë në gatishmëri të lartë dhe përpjekjet për të testuar një vaksinë dhe trajtimet duhet të përshpejtohen.

Në këtë periudhë, nuk ka nevojë që pjesa më e madhe e botës të shqetësohet për rrezikun e infeksionit të Marburgut. Megjithatë, virusi Marburg është një tjetër kujtesë për patogjenët e shumtë zoonotikë që janë në gjendje të shkaktojnë dëme të rënda për shëndetin e njeriut./UBTNews/

Exit mobile version