UBT News

Çfarë dihet për sulmin në Danimarkë?

People are seen running during the evacuation of the Fields shopping center in Copenhagen, Denmark, on July 3, 2022 after Danish media reported a shooting. (Photo by Olafur Steinar Gestsson / Ritzau Scanpix / AFP) / Denmark OUT (Photo by OLAFUR STEINAR GESTSSON/Ritzau Scanpix/AFP via Getty Images)

Policia daneze tha të hënën se sulmi masiv i së dielës në një qendër tregtare në Kopenhagë nuk ishte sulm terrorist, dhe se sulmuesi veproi i vetëm, mesa duket duke përzgjedhur viktimat rastësisht.

Një burrë rus i moshës së mesme dhe dy adoleshentë danezë janë qëlluar për vdekje. Katër të tjerë u plagosën rëndë. Një 22-vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe po merret në pyetje.

Çfarë ndodhi në sulm?

Sulmi ndodhi rreth orës 17:30 me kohë lokale, duke shkaktuar frikë në një prej qendrave më të mëdha tregtare të Skandinavisë. Qendra Fields ndodhet midis qendrës së qytetit të Kopenhagës dhe aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit danez.

Kur filluan të shtënat, mbi 100 njerëz dolën me nxitim nga qendra tregtare, sipas pamjeve të sulmit. Të tjerët u detyruan të fshiheshin brenda. Policia thotë se tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas sulmit me armë. Disa të tjerë morën lëndime të lehta ndërsa po largoheshin nga qendra tregtare.

Çfarë dihet për të dyshuarin?

Policia njoftoi se ai është shtetas danez. Zëdhënësi i Policisë së Danimarkës, Søren Thomassen thotë se nuk ka indikacione se dikush i ndihmoi të dyshuarit gjatë sulmit. Ai shtoi se përderisa motivi i sulmit nuk dihet, nuk ka prova që sugjerojnë se është sulm terrorist./UBTNews/

Exit mobile version