Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.
“Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.
Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP
