Ditën e djeshme, në ambientet e bibliotekës së Korçës u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të parë të nxënësve që përfunduan me sukses fazën e parë në trajnimin e 3D Max & Robotics në Korça Innovation and Technology Hub.
Që prej muajit janar, të rinjtë e Shkollës së Mesme Profesionale TIK kanë punuar intensivisht së bashku me trajnerin Freeman dhe mësuesin e tyre Piro, duke u aftësuar hap pas hapi drejt projekteve më të mëdha.
I ftuar ishte dhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, i cili shprehu entuziazmin dhe mbështetjen e tij në fazat e ardhshme që ky grup parashikon të ndërmarrë.
Korça Innovation & Technology Hub është qendra më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në rajon që menaxhohet suksesshëm nga UBT në Prishtinë./UBTNews/