UBT News

CEO i Rolls Royce: Kemi shitje rekord

Viti 2021, pak a shumë si viti famëkeq 2020, ka qenë globalisht tejet i vështirë jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ajo ekonomike.  

Por jo të gjithë kanë parë ditë të zeza, përkundrazi. Në 117 vite histori, një nga simbolet e luksit në automobilizëm, britanikja Rolls Royce, nuk kishte shitur kurrë aq automjete në 12 muaj, plot 5586 të tillë.   

Sipas CEO-s së fabrikës britanike, Torsten Muller-Otvos, “meritë” e këtij rekordi është pikërisht pasiguria ndaj pandemisë dhe pasojave të saj. “Shumë kanë parë miqtë dhe të afërmit e tyre të vdesin për shkak të COVID-19, kjo i ka bërë të mendojnë se jeta është e shkurtër dhe është më mirë ta jetosh tani sesa të shtysh vendimet”, thotë ai, transmeton a2news.al.

Modeli më i shitur ka qenë ai Phantom, i ndjekur nga SUV Cullinan, me SHBA dhe Kinën që përfaqësojnë secili 30% të shitjeve.

Por bilance pozitive nuk ka vetëm Rolls Royce, por në përgjithësi tregu i luksit. “Falë COVID, industria e luksit është në përhapje globale. Njerëzit nuk kanë pasur mënyrë të udhëtojnë shumë, të dëfrehen, kanë mbledhur para që kanë filluar të shpenzojnë në objekte luksi”, shton CEO i Rolls Royce.

Exit mobile version