UBT News

CEO i OpenAI bën thirrje për bashkëpunim global për të rregulluar Inteligjencën Artificiale

Sam Altman, CEO i OpenAI gjatë një udhëtimi në Korenë e Jugut bëri thirrje për rregullimin e Inteligjencës Artificiale.

“Meqenëse këto sisteme bëhen shumë, shumë të fuqishme, kjo nxit shqetësim dhe ka ndikim global. Pra, kërkon gjithashtu bashkëpunim global”, tha Altman nga Seuli.

Ai është një nga qindra ekspertët kryesorë që kohët e fundit paralajmëroi për rrezikun e zhdukjes së njerëzve nga Inteligjenca Artificiale.

Edhe qeveritë po përballen me presion për të rregulluar Inteligjencën Artificiale./UBTNews/

Exit mobile version