UBT News

Centrali bërthamor: Çfarë rreziku përbën sulmi për Ukrainën?

This image made from a video released by Zaporizhzhia nuclear power plant shows bright flaring object landing in grounds of the nuclear plant in Enerhodar, Ukraine Friday, March 4, 2022. Russian forces shelled Europe’s largest nuclear plant early Friday, sparking a fire as they pressed their attack on a crucial energy-producing Ukrainian city and gained ground in their bid to cut off the country from the sea. (Zaporizhzhia nuclear power plant via AP)

Ndërtesat në centralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë – më i madhi në Evropë – u sulmuan nga forcat ruse. Ndaj këtij sulmi reaguan liderët botërorë të cilët e akuzuan Rusinë që veproi pamaturi.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se kjo mund të “kërcënojë direkt sigurinë e të gjithë Evropës”.

Çfarë ndodhi me termocentralin?

Rusia sulmoi Zaporizhzhian me granatime dhe më vonë mori kontrollin e termocentralit. Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), thotë se asnjë nga sistemet e sigurisë në termocentral nuk u prek dhe nuk pati rrjedhje të materialit radioaktiv.

Sa ishte i rrezikshëm sulmi?

Ekspertët bërthamorë thonë se sulmi krijoi një situatë shumë të rrezikshme. Nëse një reaktor – pajisja që gjeneron energji në një termocentral bërthamor – dhe ndërtesa ku ndodhet ai dëmtohen, kjo mund të shkaktojë mbinxehjen e reaktorit dhe shkrirjen e bërthamës. Rrezatimi më pas mund të rrjedhë në mjedisin përreth. Nëse njerëzit do të ekspozoheshin ndaj këtij rrezatimi, ai mund të shkaktonte ndikime të rënda shëndetësore, të menjëhershme dhe afatgjata, përfshirë kancerin.

Ekspertët thonë se edhe pse sulmi ishte i rrezikshëm, ka dallime të rëndësishme midis uzinave të Çernobilit dhe Zaporizhzhia-s. Sipas Mark Wenman nga Imperial College London, Zaporizhzhia është më e sigurt. Ai thotë se reaktori është në një ndërtesë betoni të përforcuar me çelik që mund të përballojë madje edhe “përplasjen e avionit”. Impianti Zaporizhzhia gjithashtu nuk përmban asnjë grafit në reaktorin e tij. Në Çernobil grafiti shkaktoi zjarr të madh.

Sa termocentrale bërthamore ka në Ukrainë?

Pushtimi i Ukrainës është i pazakontë sepse është një konflikt në një vend me fuqi të konsiderueshme bërthamore. Janë gjithsej katër termocentrale bërthamore në Ukrainë, dhe Çernobili./UBTNews/

Exit mobile version