Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
Kjo vepër penale dënohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, neni 215.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, thuhet se do të ndalohen qytetarët të cilët “në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”.
Zgjedhjet nacionale në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, ndërkaq fushata – e cila do të zgjasë një muaj – ka filluar më 11 janar.