UBT News

Çelet Zvicra, lejohen deri 100 persona në ambiente të hapura

Swiss supporters during the group G match of the 2006 FIFA World Cup between France and Switzerland in Stuttgart, Germany, Tuesday 13 June 2006. (KEYSTONE/EPA/Ronald Wittek)

Nga sot në Zvicër do të lejohen aktivitete deri në 100 persona në ambiente të hapura.

Këshilli Federal i Zvicrës javën e kaluar paraqiti planet për të rihapur vendin më tej, duke lehtësuar disa masa për popullin zviceran, transmeton albinfo.ch.

Duke nisur nga sot, në Zvicër do të mbahen ngjarje me audiencë dhe spektatorë që u nënshtrohen kufizimeve, qoftë në stadiume sportive, kinema, teatro dhe koncerte. Do të lejohen gjithashtu aktivitete të brendshme sportive dhe kulturore, si dhe ndeshje dhe gara të caktuara.

Ngjarjet me spektatorë ose audiencë do të lejohen me numër maksimal të vizitorëve deri në 100 persona në ambientet e jashtme – të tilla si në ndeshjet e futbollit ose koncertet në ambient të hapur. Ndërsa 50 persona brenda sallave, si në kinema, teatro dhe koncerte.

Theksohet se pjesëmarrja do të jetë e kufizuar në një të tretën e kapacitetit maksimal të vendit.

Exit mobile version