Më 15 dhjetor, një ndihmë materiale humanitare me 30 mijë copë respiratorë, 30 mijë palë të dorëzave vinil, 10 mijë palë mbështjellëse të këpucëve dhe 5 mijë copë veshje mbrojtëse, u sollën në Prishtinë me një aeroplan special të Armatës së Çekisë, në vlerë prej rreth 193 mijë euro.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zëvendësudhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Juraj Melioris, dorëzoi ndihmën çeke për Kosovën tek zëvendësministri Luan Gola, i cili shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për Republikën e Çekisë.
Juraj Melioris përmendi zhvillimet e tashme pozitive bilaterale të bashkëpunimit Çeki-Kosovë, në veçanti në lëminë ekonomike, si dhe në fushën e bashkëpunimit zhvillimor e në fushat tjera./UBTNews