UBT News

Çekët protestojnë kundër Qeverisë, BE-së dhe NATO-s

Thousands of demonstrators gather to protest against the government at the Vencesla's Square in Prague, Czech Republic, Saturday, Sept. 3, 2022. (AP Photo/Petr David Josek)

Dhjetëra mijëra protestues nga i gjithë spektri politik protestuan kundër Qeverisë çeke, Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), të shtunën.

Rreth 70 mijë njerëz dolën në rrugët e Pragës, duke i bërë thirrje koalicionit qeverisës të vë nën kontroll çmimet e energjisë, ndërsa u shprehën kundër Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s.

Organizatorët e protestës nga disa grupe politike të ekstremit të djathtë dhe të skajshëm thanë se kombi i Evropës Qendrore duhet të jetë ushtarakisht neutral dhe të mbajë importet e gazit nga Rusia. Disa nga grupet në protestë ishin partia populiste anti-migrante Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë, së bashku me Partinë Komuniste çeke.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit konservator, Petr Fiala, duke kritikuar qeverinë e tij për një sërë çështjesh, dhe veçanërisht politikat e saj të orientuara kah perëndimi./UBTNews/

Exit mobile version