Shefi i Programit Botëror të Ushqimit (PBU), Cindy McCain paralajmëroi për qasje të kufizuar në ushqim dhe ujë në Rripin e Gazës.
“Sistemi humanitar po kolapson. Çdonjëri në Gaza është i uritur”, tha McCain.
Sipas PBU-së, 97% e familjeve palestineze në zonat veriore të brezit dhe 83% në jug raportuan konsum të pamjaftueshëm të ushqimit, ku shumë prej tyre kanë kaluar të paktën një ditë pa ngrënë.
“Rreth 88 për qind e familjeve në qeveritë veriore dhe rreth 54 për qind në qeveritë jugore raportuan se kanë kaluar të paktën një ditë e natë të plotë pa ngrënë gjatë katër javëve të fundit, sepse nuk kishin ushqim të mjaftueshëm”, njoftoi PBU përmes raportin të saj të fundit.
Për shkak të mungesës së gazit për gatim në Gaza, shumë njerëz mbështeten në djegien e mbeturinave, dru zjarri dhe mbeturina druri, të cilat mund të sjellin pasoja negative në shëndet./UBTNews/