Pas mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinping në Moskë, Ukraina ka përsëritur se çdo plan i ardhshëm i paqes duhet të bazohet në tërheqjen e plotë të forcave ruse nga i gjithë territori ukrainas.
Muajin e kaluar, Kina u bëri thirrje të dyja palëve që të pajtohen për ndërprerje të armiqësisë në një dokument 12-pikësh që përshkruan një “zgjidhje politike të krizës së Ukrainës”, të cilën ajo e publikoi në përvjetorin e një viti lufte në Rusi.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha të hënën se për zbatimin e suksesshëm “të planit të paqes” të Kinës do të duhej që Moska të rivendoste “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial” të Ukrainës.
“Pika e parë dhe kryesore është dorëzimi ose tërheqja e forcave pushtuese ruse nga territori i Ukrainës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, shkroi Danilov në Twitter./UBTNews/