UBT News

Çdo ditë një grusht arra, për zorrë të pastra dhe imunitet të fortë

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme.

Shëndeti i sistemit tretës është më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe në gjendjen shpirtërore.

Në qendër të gjithçkaje ndodhen zorrët e miliarda mikroorganizma që jetojnë aty. Nëse duam ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç.

Ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë. Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve janë arrat.

Ja pse pikërisht ato e meritojnë titullin e frutit më të dobishëm për tretjen.

Pse arrat janë zgjedhja më e mirë për zorrët?

Fijet ushqimore ushqejnë bakteret e dobishme

Një porcion arrash (rreth 28 gramë) përmban dy gramë fibra ushqimore.

Siç shpjegon gastroenterologu, “Fijet janë thelbësore për shëndetin e mikrobiomës. Shumica i konsumojnë shumë më pak sesa sasia e rekomanduar.”

Fijet nxisin jashtëqitje të rregullt, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e dobishme në sistemin tretës. Rezultati është një mikroflorë më e balancuar dhe një tretje më e mirë.

Acidet yndyrore omega-3 ulin inflamacionin

Arrat janë një nga burimet e acideve yndyrore omega-3, të acidit alfa-linolenik. Përveç që janë të mira për zemrën, yndyrnat omega-3 ndikojnë dhe në zorrë.

Ato ndihmojnë në rritjen e baktereve të dobishme e reduktimin e inflamacionit që dëmton mukozën e zorrëve. Kjo forcon barrierën mbrojtëse të murit të zorrëve dhe ul rrezikun që substanca të dëmshme të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Nxisin prodhimit e acidit butirik

Acidi butirik është acid yndyror me zinxhir të shkurtër, i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë. Nivelet më të larta të butiratit janë të lidhura me më pak inflamacion, qarkullim më të mirë të gjakut, funksion të rregullt të zorrëve e nmikrobiomë më të shëndetshme.

Ky acid vepron si karburant për qelizat e zorrëve dhe mbështet drejtpërdrejt një tretje të shëndetshme.

Antioksidantët e fuqishëm mbrojnë qelizat e zorrëve

Arrat janë të pasura me antioksidantë si elagitanina e flavonoidet, që mbrojnë qelizat e zorrëve nga stresi oksidativ, proces që shkakton dëmtim të indeve.

Shëndeti i zorrëve fillon me një grusht arrash

Frutat e thata janë të dobishme për tretjen se përmbajnë fibra dhe yndyra, por arrat veçohen për shkak të kombinimit të lëndëve ushqyese që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobiomën.

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zorrëve, përfshirja e një grushti arrash në përditshmëri është një hap i thjeshtë dhe efektiv. Përveç që janë të shijshme dhe ngopëse, ato mund të kenë përfitime afatgjata për gjithë trupin.

Exit mobile version