UBT News

CDC rrit nivelin e alarmit të lisë së majmunëve, rekomandon maska gjatë udhëtimit

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ngritën nivelin e alarmit të lisë së majmunëve të hënën dhe rekomanduan që udhëtarët të mbanin maska, ndërsa paralajmëruan se nuk ishte në të njëjtin nivel shqetësimi si COVID-19.

Lija e majmunëve paraqitet me simptoma të ngjashme me gripin përpara se pacientët të zhvillojnë një skuqje të dhimbshme, lezione dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Periudha e inkubacionit midis ekspozimit dhe shfaqjes së parë të simptomave mund të jetë diku nga pesë deri në 21 ditë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

CDC tha se raste me lijën e majmunit janë raportuar në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Disa raste u raportuan në mesin e burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra. Disa raste u raportuan edhe në njerëz që jetojnë në të njëjtën familje me një person të infektuar“, tha CDC.

Ekspertët thanë se një numër i infeksioneve seksualisht të transmetueshme kanë simptoma të ngjashme dhe numri real i infeksioneve mund të jetë më i lartë.

Agjencia raportoi 31 raste të konfirmuara në SHBA që nga e hëna pasdite. Rastet e para të raportuara në Uashington, DC, erdhën të dielën. /UBTNews/

Exit mobile version