Aktorja e njohur australiane Cate Blanchett është emëruar profesoreshë vizitore e teatrit bashkëkohor në Universitetin e Oksfordit për vitin akademik 2026/27.
Fituesja e dy çmimeve Oscar do të ligjërojë në St Catherine’s College, duke zhvilluar leksione dhe aktivitete me studentët dhe komunitetin universitar.
Blanchett u shpreh e entuziazmuar për rolin e ri, duke thënë se mezi pret të zhvillojë dialog kreativ me gjeneratën e ardhshme të mendimtarëve dhe artistëve.
Ajo ka fituar dy Oscar për rolet në filmat The Aviator dhe Blue Jasmine. Ndër rolet e saj më të njohura janë edhe Elizabeth, The Lord of the Rings, Ocean’s 8, Carol dhe Tár.
Pozita e profesorit vizitor u krijua në vitin 1990 dhe më parë është mbajtur nga figura të njohura të teatrit dhe aktrimit, përfshirë Ian McKellen, Meera Syal dhe Diana Rigg.
Burimi: BBC
/A.K/
