UBT News

Cardi B sulmon Nicki Minajn pas akuzave për falsifikim të shitjeve të albumit

Reperja Cardi B ka reaguar ashpër ndaj Nicki Minajt në rrjetin social X, pasi kjo e fundit e akuzoi për manipulim të shitjeve të albumit të saj më të ri “Am I the Drama”.

Në një seri postimesh të drejtpërdrejta, Cardi e akuzoi Nickin se po e përmend vazhdimisht pa arsye, duke ironizuar rolin dhe ndikimin në industrinë e muzikës.

Ajo u shpreh se Minaj, me mbi 16 vite karrierë, duhet të krahasohet me emra të mëdhenj si Rihanna, Taylor Swift apo Drake, dhe jo me artiste që kanë nisur së fundmi rrugëtimin e tyre muzikor.

“Pse vazhdon ta përmendësh albumin tim? Ti ke qenë në industrinë e muzikës për 16 vjet. Unë isha ende në shkollë të mesme kur ti ishe tashmë në skenë. Pse më krahason mua me veten tënde?”, shkroi Cardi B.

Debati u ashpërsua më tej kur Cardi u ndal edhe në jetën personale të Minajt, duke përmendur thashethemet për shëndetin e saj dhe duke i rikujtuar publikut rastin e vëllait të saj, Jelani Maraj, i cili u dënua më 2020 me 25 vite burg për abuzim seksual ndaj një të miture.

“Vëllai yt merret me vajza 12-vjeçare”, shkroi Cardi në një nga postimet. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version