UBT News

Cardi B përqafon kulturën shqiptare: Moment i veçantë me flamurin kuqezi

Reperja me famë botërore, Cardi B, po tregon gjithnjë e më shumë afërsinë e saj me shqiptarët.

Pas videos virale në rrjetet sociale, ku me humor pyeste një të ri shqiptar për përkthimin e emrit të saj në shqip, artistja dhuroi një tjetër moment të veçantë.

Gjatë një eventi të madh për promovimin e albumit të saj të ri “Am I the Drama?”, Cardi B u fotografua pranë një të riu shqiptar, Drino.

Pamjet, të shpërndara në Instagram, bënë menjëherë xhiron e rrjetit.

Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte flamuri kuqezi, me të cilin reperja u shfaq e mbështjellë — një gjest që emocionoi jo vetëm fansat shqiptarë, por edhe tregoi aftësinë e saj për t’u lidhur natyrshëm me kultura dhe komunitete të ndryshme.

Ky moment nuk u pa thjesht si një rastësi, por si një shenjë se marrëdhënia e Cardi B me publikun shqiptar po merr një dimension të ri.

Çdo herë që ajo shfaqet pranë tyre, reperja arrin të ndezë rrjetet sociale dhe të forcojë krenarinë e një komuniteti që tashmë e konsideron një nga yjet e tyre më të mëdhenj botërorë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version