UBT News

Cardi B fiton gjyqin kundër rojës së saj të sigurisë, në një rast prej 24 milionë dollarësh

Cardi B ka dalë fituese në Los Angeles pasi u shpall e pafajshme ndaj akuzave kundrejt saj për sulm dhe dhunë fizike në një çështje civile.

Të martën, juria vendosi që reperja nuk do të paguajë asnjë dëmshpërblim në çështjen prej 24 milionë dollarëshe, që ishte ngritur nga ish-roja e saj e sigurisë, Emani Ellis. Sipas TMZ, Cardi B – e cila është nënë e tre fëmijëve – planifikon të padisë tani atë, pasi fitoi gjyqin.

Ellis e akuzoi në vitin 2018, duke thënë se Cardi B e kishte pështyrë dhe i kishte thënë fjalë raciste, si dhe se e kishte goditur në faqe me thonj, duke i shkaktuar lëndime.

Cardi B mohoi të ketë pasur ndonjë përleshje fizike, duke thënë se në atë kohë ishte shtatzënë dhe se Ellis ishte më i madh fizikisht.

Ajo tha se të dy kishin vetëm një debat verbal, pasi roja e sigurisë e kishte filmuar gjatë një vizite te mjeku, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Kulture – gjë që Cardi e konsideroi si shkelje të privatësisë.

Një mjek që ndodhej në klinikën e mjekut të saj në Beverly Hills dëshmoi se nuk kishte parë ndonjë goditje ndaj rojës. Ellis e kishte ngritur padinë në vitin 2020. Përfaqësuesit e Cardi B nuk kanë komentuar ende për mediat pas vendimit të gjykatës.

Exit mobile version