UBT News

Cara Delevingne publikon këngët e para, të frymëzuara nga sfidat me shëndetin mendor dhe rrugëtimi drejt esëllimit

Cara Delevingne ka nisur zyrtarisht karrierën e saj muzikore me publikimin e dy këngëve të para, “I Forgot” dhe “Out of My Head”, të cilat janë frymëzuar nga përvojat personale me shëndetin mendor dhe rrugëtimi i saj drejt esëllimit.

Modelja dhe aktorja britanike, e njohur për karrierën e suksesshme në industrinë e modës dhe për rolet në filma e seriale të njohura, tha se kënga “Out of My Head” është frymëzuar nga viti i saj i parë pa varësi. Sipas saj, kënga pasqyron konfliktet e brendshme dhe sfidat emocionale me të cilat u përball gjatë asaj periudhe.

Ajo tregoi se refreni i këngës u ndryshua në “Out of My Head”, pasi përfaqëson përpjekjen e saj të përditshme për të dalë nga cikli i mendimeve të tepërta.

Ndërkohë, kënga “I Forgot” trajton vështirësitë e shëndetit mendor dhe emocionet e forta që e shoqërojnë atë. Delevingne tha se dëshironte të krijonte një këngë që reflekton realitetin e ashpër dhe ndonjëherë të dhimbshëm të këtyre përvojave.

Ajo shtoi se muzika është bërë mënyra më e shëndetshme për të shprehur emocionet dhe për të përballuar zemërimin, diçka me të cilën ka pasur vështirësi gjatë jetës së saj.

Delevingne ka folur edhe më herët për betejën me depresionin dhe varësinë, duke treguar se programi i trajtimit me 12 hapa e ka ndihmuar në procesin e rikuperimit.

Sipas saj, përmes muzikës dëshiron të shfaqë një anë më personale dhe autentike të vetes, duke theksuar se të gjithë njerëzit përballen me dhimbje dhe sfida, ndërsa muzika ka fuqinë t’i bashkojë ata përmes përvojave të përbashkëta.

Dy këngët janë shoqëruar edhe me një videoklip shtatëminutësh me elemente kinematografike, i realizuar nga Jessica Lee Gagné.

Exit mobile version