Në internet vazhdimisht ngrihen hipoteza dhe mite se çamçakëzi mund të ndikojë në rregullimin apo “gdhendjen” e nofullës, duke futur në funksion muskujt e fytyrës.
Studiuesit thonë se nuk ka të dhëna për këtë, derisa theksojnë se çamçakëzi mund t’iu japë muskujve një stërvitje të lehtë, por s’ka gjasa të krijojë ndryshime të dukshme në vijën e nofullës.
“Nuk është mundur të synohet humbja e yndyrës në ndonjë zonë të veçantë. Për më tepër, pamja e nofullës tuaj varet nga struktura kockore gjenetike”, thuhet në artikullin e “Healthline”.
Disa njerëz besojnë se forcimi i muskujve për përtypje mund të çojë në një nofull të tonifikuar. Mirëpo, duhet pasur parasysh se shumica e muskujve të përtypjes janë në faqe dhe qafë.
Çamçakëzi mund të forcojë muskujt mastikatorë, sipas një studimi të botuar në vitin 2018. Studimi bëri të ditur se çamçakëzi mund të përmirësojë përformancën “mashtruese” që lidhet me funksionin dhe forcën tek disa nejrëz. Mirëpo, kjo nuk është e paraparë për vijën e nofullës./koha