DJ-i i njohur skocez Calvin Harris, 41 vjeç, ka ngritur padi ndaj ish-këshilltarit të tij financiar Thomas St. John, duke e akuzuar për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm.
Sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Supreme të Kalifornisë, Harris pretendon se St. John e ka detyruar të investojë 22.5 milionë dollarë në një projekt të dështuar pasurish të paluajtshme në Hollywood.
Projekti, i quajtur CMNTY Culture Campus, supozohej të përfshinte studio regjistrimi, hapësira për artistë dhe zyra moderne.
Por, sipas padisë, St. John i ka paraqitur Harris-it dokumente “thelbësisht mashtruese” përmes DocuSign, pa dhënë informacion të qartë për rrezikun dhe qëllimin e investimit.
Harris ka derdhur 10 milionë dollarë si hua dhe 12.5 milionë si investim kapital. Avokatët pretendojnë se 11.7 milionë dollarë janë transferuar në një kompani të kontrolluar nga St. John. Projekti nuk ka nisur ndërtimin deri më sot nuk dihet se ku kanë përfunduar fondet.
“Z. Wiles (Calvin Harris) nuk ka marrë as edhe një qindarkë nga ky investim”, thuhet në padi, duke shtuar se kjo skemë ishte ose një dështim total, ose një mashtrim i mirëfilltë.