UBT News

“Call of Duty Modern Warfare 2” debuton më 28 tetor

Fansat e “Call of Duty” duhet të përgatiten drejt vjeshtës për instalimin e ri të lojës shumë popullore e cila debuton më 28 tetor.

“Modern Warfare 2” vjen për të pasuruar “Modern Warfare” që lansua në vitin 2019, por video e publikuar nga Activision Blizzard nuk tregon asnjë mënyrë loje. Por video përmban një mbishkrim J-8-22 që lë të kuptohet se mbase më 8 qershor loja do të zbulohet më në detaje.

Një evolucion i madh pritet në mënyrën e lojës “battle royal” me lansimin e “Modern Warfare 2”. Loja do të ketë një motor të ri dhe konsiderohet si titulli më i rëndësishëm i Activision Blizzard ndër vite.

Nga ana tjetër lajmi vjen në një kohë kur Activision Blizzard po humbet lojtarë. Një vit më parë kishte 150 milionë lojtarë aktivë ndërsa sot rreth 100 milionë./GameWorld Albanian

Exit mobile version