UBT News

“Call of Duty” do të vazhdojë në Playstation

Loja “Call of Duty” do të vazhdojë në Playstation, konfirmuan pronarët e Microsoft, pas lajmeve se gjiganti i teknologjisë do të blejë kompaninë e lojërave Activision Blizzard. Marrëveshja e vlefshme 68.7 miliardë dollarë nxiti reagime rreth së ardhmes së “Call of Duty”, që është një lojë mjaft e suksesshme sin ë PlayStation ashtu edhe në Xbox.

Themeluesi Phil Spencer shkroi në Twitter se kjo lojë do të ketë të ardhme në platformat e Sony-t.

“Zhvillova një bisedë me liderët e Sony-t. Konfirmova synimin tonë për të respektuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese pas blerjes së Activision Blizzard dhe dëshirën tonë për të mbajtur “Call of Duty” në PlayStation. Sony është pjesë e rëndësishme e industrisë sonë dhe ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë”, shkroi Spencer.

Blerja më e madhe në historinë e Microsoft, e cila pritet të finalizohet në vitin 2023 – nënkupton që kompania do të marrë pronësinë e lojërave si “Call of Duty”, “Warcraft” dhe “Overwatch”./UBTNews

Exit mobile version