UBT News

“Call of Duty” do të jetë e disponueshme edhe në Nintendo Switch

Loja e popullarizuar “Call of Duty” do të bëhet e disponueshme edhe në konsolën Nintendo Switch nëse blerja e zhvilluesit të saj vazhdon, tha një ekzekutiv i Microsoftit të mërkurën.

Gjigandi i teknologjisë amerikane është në procesin e blerjes së prodhuesit të lojërave Activision Blizzard, por blerja prej 69 miliardë dollarësh ende nuk është finalizuar, ndërkohë që është shqyrtuar nga autoritetet antitrust.

Nga Microsoft thonë se janë të përkushtuar të sjellin edhe sa më shumë lojëra për njerëzit./UBTNews/

Exit mobile version