Seanca e radhës ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Hagë do të mbahet më 5 mars. Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, seanca do të mbahet në ora 11:00.
Ndryshe, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në tetor të vitit të kaluar, por Specialja kishte vendosur t’ia vazhdonte paraburgimin./UBTNews