Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet A.B. dhe D.D. nën dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ngacmim seksual, fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara.
Në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.