UBT News

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”.

“Të pandehurit N. S., N. K. dhe F. K. ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm i’u kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor”, thuhet në njoftimin e Themelores./UBTNews

Exit mobile version