Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurës F.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privojë nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.
Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit./UBTNews