Presidenti rus, Vladimir Putin, do të presë të hënën në takim liderin turk, Recep Tayyip Erdogan, në qytetin Sochi, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kjo erdhi pas disa javëve të spekulimeve se kur dhe ku mund të takohen të dy udhëheqësit. Më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, priti homologun e tij turk për bisedime në Moskë.
Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, ndërmjetësuan një marrëveshje në korrik të vitit 2022 që lejoi Ukrainën të transportonte grurë dhe produkte të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi.
Një memorandum i veçantë midis OKB-së dhe Rusisë, i rënë dakord në të njëjtën kohë, ishte zotim për kalimin e pengesave për dërgimin e ushqimit dhe plehrave nga Moska në tregjet botërore.
Megjithatë, Rusia u tërhoq nga marrëveshjet në fillim të këtij viti, duke pretenduar se kushtet e saj nuk ishin përmbushur, shkruan AP.