UBT News

Caktohen tre ekspertë për hetimin e furnizimit me rezerva shtetërore

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar tre ekspertë. Hilmi Jashari është angazhuar për fushën juridike, Hasim Krasniqi në atë të prokurimit publik, ndërkaq Lulzim Beqiri sa i përket financave.

Anëtarët e komisionit në mbledhje të martën u pajtuan unanimisht që nga shtatë kandidatët që kishin aplikuar të zgjidhen tre të lartëcekurit.

Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj bëri të ditur se grupi punues sipas mandatit ka mbajtur takimin e parë me prezencë të dy anëtarëve duke shqyrtuar aplikimet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se e vlerëson punën e Grupit Punues.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valetina Bunjaku, u shpreh e bindur se nuk do dal ndonjë problem gjatë këtij miratimi.

“Unë pajtohem me këto propozime, grupi punues meqë kanë propozuar emrat është mirë që bashkërisht me i votu pasi nuk mendoj se do dal ndonjë problem”, deklaroi ajo.

Ndërkaq hartimi i planit të punës u shtye për të hënën kur do të jenë të pranishëm ekspertë të fushës pa pjesëmarrje të mediave.

Exit mobile version