UBT News

Caktohen seancat e radhës ndaj Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt dhe Salih Mustafës

Është caktuar seanca e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës në Hagë.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, konferenca mbi ecurinë e çështjes për dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00.

Ndërkaq seanca e radhës ndaj Salih Mustafës do të mbahet më 5 mars në orën 11:00./UBTNews

Exit mobile version