UBT News

Çaji natyral që lehtëson fryrjen e barkut

Një ndër arsyet më të shpeshta pse ndiheni të fryrë, të rënduar apo të shqetësuar nga gazrat, lidhet ngushtë me mënyrën e të ushqyerit.

Pirja e tepërt i alkoolit, ushqimeve të shpejta dhe ëmbëlsirave industriale ngadalëson tretjen dhe krijon një mjedis të ngarkuar në zorrë.

Si pasojë, organizmi jo vetëm që humb energjinë, por edhe ndikon në gjendjen e mirëqenies suaj. Shumë mendojnë se pastrimi i zorrëve është një proces i komplikuar, që kërkon trajtime të shtrenjta ose barna me efekte të padëshiruara anësore.

Por në të vërtetë, ka një mënyrë të natyrshme, të thjeshtë dhe ekonomike për të rifituar lehtësinë në stomak dhe për të përmirësuar funksionimin e sistemit tretës: përgatitja e një çaji detox në kushte shtëpie.

Ky çaj i posaçëm përfshin përbërës krejtësisht natyralë, të cilët njihen prej kohësh për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe tretëse:

Gjysmë luge shafran i Indisë (kurkumë) – ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe stimulon pastrimin e mëlçisë.

Një majë piper i zi – aktivizon përthithjen e kurkumës dhe përmirëson tretjen.

Pluhur xhenxhefili – qetëson stomakun, lehtëson gazrat dhe nxit qarkullimin e mirë të ushqimit në zorrë.

Një lugë mjaltë natyral – jo vetëm që i jep ëmbëlsi natyrale çajit, por ka edhe veti antibakteriale e qetësuese për sistemin tretës.

Përgatitja është e lehtë: Shtoni këta përbërës në filxhan ujë, përzieni mirë dhe konsumojeni ngadalë, veçanërisht pas vakteve kryesore.

Me përdorim, ky çaj jo vetëm që eleminojë ndjesinë e fryrjes, por dhe ndihmon në rivendosjen e funksionimit normal të zorrëve. Si rezultat, do të ndiheni më të lehtë, më energjikë dhe do të përjetoni një përmirësim të përgjithshëm të tretjes suaj. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version