Ekspertët thonë se rrepat në dimër dhe xhenxhefili në verë e mbajnë mjekun larg.
Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit. Vlerat e tij shkojnë përtej një stine të vetme.
Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet, shpjegojnë ekspertët. Ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme. Këto vlera nuk janë legjenda urbane dhe tashmë janë të miratuara shkencërisht.
Një studim i publikuar në Qendrën e Bioteknologjisë i jep fund spekulimeve. Ky hulumtim shpjegon përfitimet e xhenxhefilit për problemet e sistemit tretës, për problemet e stomakut gjatë udhëtimit dhe jo vetëm kaq.
Kërkimet për të mirat që vijnë nga konsumimi i xhenxhefilit vazhdojnë. Disa prej tyre sugjerojnë që ky produkt pikant përdoret edhe në luftën kundër disa llojeve të qelizave të dëmshme që kërcënojnë organizmin.
Vlerat anti-tumorale të xhenxhefilit janë të dokumentuara. Ato theksohen shumë edhe në një studim të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese.
E njëjta substancë e bën xhenxhefilin pikant dhe lufton problemet serioze të sistemit tretës dhe zorrëve.
Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artritit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozëve të stinës.
Çaji i xhenxhefilit
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina apo deti. Gjithashtu përmirëson performancën e stomakut në tretje.
Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes, duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.
Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit duhen të zieni në 250 mililitra ujë, 2 cm xhenxhefil të prerë në feta ose i grirë.