Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston. Molla, quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës.
Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Përmban flavonoidë që favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin.
Në mollë gjendet një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.