Çaji i mentes rradhitet në listën e pijeve më të shëndetshme në botë.
Ky çaj është shumë i shijshëm dhe aspak i mundimshëm në përgatitje. Vlerat shëndetësore që përcjell lëngu i mentes janë të njëjtat me ato të gjetheve. Rrjedhimisht, ky lëng mund të përshkruhet shumë mirë si ideal.
Gjethet e mentes janë shumë të mira për tretjen. Nëse vuani nga probleme të tilla, atëherë pini një gotë me lëng menteje dhe tretja do të përmirësohet.
Për tretje të mirë
Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Gjatë dimrit, çaji i mentes është tejet hidratues për trupin dhe parandalon një sërë problemesh që vijnë nga dehidratimi apo ataku në zemër.
Gjethet e mentes freskojnë natyralisht gojën ndaj janë të rekomandueshme për shumë njerëz që vuajnë nga shëndeti dentar, era e keqe e gojës, zverdhja e dhëmbëve etj.
Këto gjethe luftojnë bakteret dhe inflamacionin ndaj rekomandohen kundër infeksioneve dentare. Mentoli tek mentja çel rrugët e frymëmarrjes dhe e lehtëson atë.
Në lëng mund të shtoni gjethe shtesë të cilat mund t’i kafshoni dhe të çliroheni nga kolla e sekrecionet. Aroma e fortë, shija dhe antioksidantët tek gjethet e mentes e bëjnë këtë pije ideale edhe kundër stresit.
Përgatitja
Në 250 mililitra ujë të vluar hidhni 5-6 gjethe menteje. Pasi të ziejë hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me një kapak për 5-10 minuta. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, duke i shtuar mjaltë sipas dëshirës.
Gjethet e gjelbra janë të mbushura me vitaminat C, D, E por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin.
Ekstraktet e mentes përdoren si balsam për lëndime të ndryshme në lëkurë, për arsye të efektit të menjëhershëm qetësues dhe mpirës që kjo bimë jep. Rrjedhimisht mentja ndihmon kundër dhimbjes.
Një metodë tjetër të përfituar vlerat e ekstraktit të mentes është ta përdorni në avull për të qetësuar nervat dhe trupin. Avulli me aromë mente largon të vjellat dhe dhimbjet e kokës. Mentja përmban acid rosmarinik që është një antioksidant i fuqishëm.
Ai bllokon substancat alergjike në organizëm dhe u vjen në ndihmë njerëzve që preken nga alergjitë e lehta, që kanë rrjedhje hundësh dhe vuajnë nga azma./AgroWeb.org