Çaji i gjelbër është një nga çajat më të popullarizuar dhe që sjell shumë përfitime shëndetësore. Po ashtu është një nga çajat më efektiv për humbjen e peshës.
Kjo për shkak se ekstrakti i çajit jeshil është i pasur me katekina, që janë antioksidantë natyralë që ua përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e dhjamit, sidomos në zonën e barkut.

Po ashtu përmban substanca bioaktive sikurse kafeina dhe EGCG, që mund të kenë efekt pozitiv në metabolizmin tuaj.
Për më tepër, substancat në çajin jeshil rrisin nivelet e hormoneve që janë përgjegjëse për djegien e dhjamit në sistemin tonë dhe ato lëshojnë më shumë yndyrë në qarkullimin e gjakut duke e bërë atë të disponueshëm si energji./UBTNews