Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyqi, konsideron se Kosova nuk duhet të ngutet të hyjë në negociata së shpejti.
“Një marrëveshje e mundshme duhet të presë përfundimin e zgjedhjeve në Gjermani (shtator, 2021) dhe Francë (prill, 2022)”, shkruan ai në Facebook.
“Në prill të 2022-ës, do të ketë zgjedhje edhe në Serbi, prandaj është vështirë të shpresohet për koncesione nga Serbia në këtë periudhë, kurse presioni për koncesione nga Kosova do të jetë i madh”.
“Kjo sepse liderët në detyrë që po garojnë për rizgjedhje po lajkatojnë elektoratin e ekstremit të djathtë, dhe një marrëveshje që e nxjerrë fituese Serbinë shihet si ndihmesë për rizgjedhjen e tyre”, shprehet Bytyqi/UBTNEWS