Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar buxheti i kryeqytetit i cili është votuar të enjten për vitin 2024 është dhe sipas tij është rreth 20 milionë euro më i lartë se i vitit 2023.
Kryetari Rama ka shkruar në Facebook se buxheti për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë euro.
“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar”, ka shkruar ai.
Sipas Ramës buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës së tij në Kryeqytet.
Ai po ashtu ka shkruar se buxheti do të jetë një buxhet i transformimit të Kryeqytetit, ku kanë ndarë ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen: Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”, Ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores.
Gjithashtu, sipas Ramës në buxhetin për vitin e ardhshëm kanë ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e thertores për kafshë.