Aktori Gerard Butler i ka paditur kompanitë Nu Image dhe Millennium Films, duke thënë që i kanë borxh 7.2 milionë funte nga përfitimet e filmit të 2013-ës, “Bie Olimpi”.
Deadline ka raportuar që kjo padi është bërë më 30 korrik në Gjykatën Supreme të Los Angele-sit, pasi Butler supozon të jetë mashtruar dhe t’i jetë shkelur kontrata.
Në padi ceket që këto dy kompani nuk i kanë raportuar miliona përfitime në mënyrë që t’ia mohojnë Butler-it shumën që i takonte sipas marrëveshjes paraprake.
Sipas dosjes, e cila mund të lexohet përmes Deadline, producentët kanë përfituar “dhjetra miliona dollarë nga ky film, por refuzojnë që ta paguajnë Butler-in me ato që i është premtuar në marrëveshjen e partisë”.