UBT News

Bust prej çokollate në nderim të mbretit Charles III

Busti prej çokollate i mbretit Charles III të Britanisë, që peshon 23 kilogramë, është zbuluar nga marka e ëmbëlsirave Celebrations, për të shënuar kurorëzimin e tij.

Një ekipi skulptorësh dhe të çokollatës, që u udhëhoqën nga mjeshtrja e çokollatës Lindsey-Clarke, iu deshën 130 orë në katër javë për ta krijuar këtë skulpturë, duke përdorur mbi 17 litra (4.5 gallona) çokollatë të shkrirë, njoftoi Celebrations në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

Pjesët e shpatullave janë modeluar nga çokollata individuale Twix, Milky Way, Galaxy dhe Bounty, kurse jaka e Mbretit nga Maltesers Teasers.

Një nga çokollatat e Celebrations, përfshirë Snickers, u përdor për të krijuar medaljet në gjoksin e tij.

Busti prej çokollate do të ekspozohet në qytetin juglindor anglez të Slough në Mars Wrigley UK HQ, selia e Marsit, e cila zotëron markën Celebrations. Kurorëzimi i mbretit Charles III do të bëhet më 6 maj në Westminster Abbey të Londrës./UBTNews/

Exit mobile version