Një burrë në Staffordshire ka vdekur pasi u sulmua nga dy qen.
Dëshmitarët u përpoqën të ndihmonin pasi viktima u sulmua jashtë një prone në Stonnall, Staffordshire, të enjten pasdite, ndërsa policia tha se ata ndaluan disa fëmijë aty pranë për “arsye sigurie”.
I plagosuri në gjendje të rëndë u dërgua në spital ku më pas u konstatua i vdekur.
Në vazhdën e incidentit, Rishi Sunak është zotuar të ndalojë qentë amerikanë XL Bully duke i quajtur ata si rrezik për komunitetet./UBTNews/