Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan e tij. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni mjaft delikat.
Pas mesnate 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej për në shtëpi. Ai e goditi dy herë me thikë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut.
Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve që lajmëruar menjëherë policisë.
Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.
Hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve filmike në zonë. Çifti ishte divorcuar një muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.