UBT News

Burri që vrau të mbijetuarën e Holokaustit dënohet me burgim të përjetshëm

Një burrë që vrau një të moshuar hebreje në banesën e saj në Paris u dënua me burgim të përjetshëm.

Yacine Mihoub, 32-vjeçar, u dënua pasi theri me thikë 11 herë 85-vjeçaren Mireille Knoll dhe më pas djegu trupin e saj. Vrasja e saj shkaktoi protesta publike rreth antisemitizmit në Francë.

E ndjera Knoll vuante nga sëmundja e Parkinsonit./UBTNews

Exit mobile version