Të martën në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihet një burrë i cili po dilte nga emergjenca e QKUK-së me bashkëshorten e tij, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Një ditë më pas (të mërkurën), Policia e Kosovës ka intervistuar çiftin, ndërsa pas intervistimit prokurori i shtetit ka rekomanduar që palët të lirohen në procedurë të rregullt.
“Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalë nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./UBTNews