Policia ka arrestuar një person i cili kishte për qëllim ta digjte shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në Skenderaj, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Skenderaj, 18.01.2022 – 04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se, kishte për qëllim t’ia vu zjarrin shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.