Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se burri e ka kërcënuar me vrasje.
Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe se pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.08.2021-21:0. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.